Papa Françesku mbërriti për një vizitë apostolike në Bullgari. Në Aeroportin e Sofjes miku u prit nga Kryeministri Bojko Borisov. Sot ai do të zhvillojë takime me Presidentin Rumen Radev dhe me Patrikun Neofit, do të mbajë lutjen e së dielës të Mbretëreshës Qiellore, lutje kjo e cila ndiqet çdo një javë nga mbi 100 mln besimtarë, dhe do t’i drejtojë një thirrje të shkurtër botës. Programi i sotëm i vizitës së Papës përfshin edhe meshën katolike në sheshin e kryeqytetit “Princi Aleksandër I”, ku janë ftuar gjithashtu përfaqësues të autoriteteve dhe të feve të ndryshme në vend. Më 6 maj Papa do të vizitojë një qendër refugjatësh në Sofje dhe do të zhvillojë në kishën katolike “Zemra e Shenjtë e Jisu Krishtit” të qytetit Rakovski një liturgji me kungatën e parë të 250 fëmijëve. Më 7 maj nga Bullgaria ai do të niset për në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..