Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liturgjia e shenjtë e Papës grumbulloi në Sofje mijëra bullgarë dhe të huaj

Foto: popeinbulgaria.gov.bg

Mijëra bullgarë dhe të huaj me flamuj të Bullgarisë dhe të Vatikanit në duar u derdhën në sheshin qendror të Sofjes “Princi Aleksandër I” për liturgjinë e shenjtë të Papës Françesku. Në ngjarje ishin ftuar përfaqësues të bashkësive të ndryshme fetare në vend, ndër të cilat ajo e fesë katolike është e katërta për nga numri pas atyre të krishterimit ortodoks, islamit dhe të protestantizmit. Nëpërmjet informacioneve të mediave botërore vizita e Kreut të Kishës Katolike në Bullgari ndiqet nga mbi 100 mln veta. Nesër papa Françesku do të vizitojë një kamp refugjatësh në Sofje dhe do të mbajë një liturgji të shenjtë në qytetin Rakovski, Bullgari Jugore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e MPB-së në Sofje

I bëjnë kompanitë të nënshkruajnë deklarata se nuk do të ketë votim korporativ

Disa nga kompanitë më të mëdha bullgare me mbi 1000 punonjës kanë marrë ftesa për takime në drejtoritë e policisë në vend. Pronarët dhe drejtorët ekzekutivë të thirrur kanë nënshkruar deklarata se nuk do të inkurajojnë votën korporative në zgjedhjet..

botuar më 24-10-21 11.38.PD
Ministri Petër Dimitrov

Ministri Petër Dimitrov: Prej 3 vitesh nuk ka tejkalim të normave mesatare vjetore për grimcat e imta të pluhurit në të gjithë vendin

Ushtruesi i detyrës së ministrit të mjedisit dhe ujërave, Petër Dimitrov, nuk mendon se ka problem në lokalizimin e stacioneve matëse të cilësisë së ajrit. Një javë më parë, në një intervistë për BNR, avokati Dimitër Plloshakov deklaroi se..

botuar më 24-10-21 8.25.PD

Një renditje tjetër i vendos bullgarët ndër njerëzit më të pakënaqur në BE

Me një rezultat prej 5.9, bullgarët janë më të pakënaqurit me jetën e tyre në BE, sipas të dhënave nga një sondazh i Eurostat për vitin 2023. Në anketë, njerëzit në BE duhej të vlerësonin kënaqësinë e tyre të përgjithshme me jetën në një shkallë nga 0..

botuar më 24-10-20 10.05.PD