Gjatë një aksioni të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave dhe të fondacionit “Katër putra”, në Parkun Kombëtar “Ballkani Qendror” u kthyen në natyrë tre arinj të vegjël, të shpëtuar para një viti në një rrugë afër liqenit artificial “Dospat” në Rodopet Lindore. Atëherë nëna e tre këlyshëve nuk u gjet. Tre arinjtë Radostina, Mitko dhe Jonas kaluan afro një vit në qendrën shpëtimtare “Arkturos” në Greqi, ku në kuadrin e një programi të posaçëm për riadaptim u mësuan se si të mbijetojnë në natyrë. Sipas specialistëve nga ana bullgare dhe ajo greke kafshët tashmë kanë arritur moshën dhe përmasat e përshtatshme që të kthehen në mjedisin e tyre të natyrshëm. Këlyshëve u janë vendosur pajisje GPS, që të mund të ndiqen.
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar, informon gazetarja e BNR-së Viktorija Todorova. Më të prekurit nga fenomeni janë fëmijët romë - mbi 2/3..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për kryeqytetin, shuma është më e larta për të gjithë vendin - 1135 leva /580 euro/. Pensionet mesatare më..
Të shtunën , dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit, do të ketë re të konsiderueshme. Do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Qendrore dhe gjysmën..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 12°. Gjatë ditës , në pjesën më të madhe të vendit do të jetë..
Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agneza Rusi Popovska, i dërgoi një mesazh falënderimi drejtorit të Spitalit Universitar për Kujdes..