Me rastin e 8-maijit - Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, Kryqi i Kuq Bullgar organizon “Shkollë të Njerëzimit” në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Në të pjesëmarrësit do të përpiqen të vendosin veten në vendin e njerëzve të grupeve të ndryshme të cenueshme – të verbërve, migrantëve etj.
Të gjitha historitë dhe mendimet, të cilat do të mblidhen në këtë forum pastaj do të përfshihen në një "libër të njerëzimit" që do të mund të lexohet online.
Në qendrën kombëtare të trajnimit të Kryqit të Kuq Bullgar në fshatin Llozen (afër Sofjes) filloi një stërvitje për koordinim, vlerësim dhe planifikim gjatë kohës së fatkeqësive me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 24 shoqatave regjionale të Kryqit të Kuq Bullgar dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.
Bullgaria nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar aeroplanin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare për të shkuar në Moskë për paradën ushtarake më 9 maj. Kjo u deklarua nga kryeministri Rosen..
Të premten moti do të jetë kryesisht me diell, por me erë. Pasdite, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga jugperëndimi dhe në mbrëmje do të bien reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit gjatë natës. Temperaturat minimale..
Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke folur me Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore të Bankës Botërore, Antonella..
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në..