Më 11 maj në lidhje me Ditën e apostujve të Shenjtë Kirill dhe Metodij në galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes do të zhvillohet koncerti me titull “Arti krijon miqësira” i korit popullor pranë Ansamblit “Goce Dellçev” në qytetin e Sofjes me dirigjent Marek Djakov dhe ansamblit vokal “Ezerec” nga qyteti Bllagoevgrad me dirigjent Iljan Juruçki.
Marek Djakov tregoi për Radio Bullgarinë: “Kori popullor “Goce Dellçev” është krijuar gjatë vitit 1945 dhe ka një repertor nga krahinat e ndryshme etnografike të Bullgarisë. Kurse ansambli vokal “Ezerec” është një grup emblematik për traditën korale bullgare dhe ky koncert është një mundësi e shkëlqyer që të prezantohet pasuria vokale e krijimeve korale të kompozitorëve shumë të njohur bullgarë. Partneriteti ynë miqësor daton prej një kohë të gjatë, kurse koncertet tona të përbashkëta dhe në skenën e qytetit Bllagoevgrad dhe në skenën e Sofjes janë kontributi ynë modest ndaj artit koral bullgar. Mendoj se kur jemi të bashkuar, bëhemi më të fortë dhe bashkojmë publikun dhe adhuruesit rreth nesh. Atmosfera në galerinë e qytetit kontribuon për rëndësinë e koncertit në lidhje me ditën e vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, për të cilën e falënderojmë drejtorin Petër Dimov. Do të paraqesim një tufë shumëngjyrëshe nga të gjitha krahinat etnografike si dhe interpretime emblematike të të dyja koreve. Publiku do të jetë i befasuar nga veprat e reja, të cilat i kemi përgatitur për këtë koncert.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..