Legjenda e futbollit bullgar Krasimir Ballëkov është trajneri i ri skuadrës kombëtare. Kontrata e seleksionuesit bullgar të ri fillon më 1 korrik dhe skadon më 31 tetor 2021 pas fundit të kualifikimeve për “Botërorin-2022”. “Kjo është një sfidë e madhe, s’ka asgjë më të madhe se të jesh trajner i ekipit të Kombëtares. Mund t’ju premtoj se bashkë me ekipin tim do të përdorim çdo gjë pozitive të bërë nga trajneri i deritanishëm Petër Hubçev dhe do të vazhdojmë duke bërë çmos për klasifikimin e Bullgarisë në Kampionatin Evropian 2020. Në se nuk e arrijmë këtë qëllim do të vazhdojmë përpara me kualifikimet e tjera”, komentoi Ballëkovi.
Angell Rusev fitoi në mënyrë të jashtëzakonshme titullin e tij të pestë radhazi evropian në Kampionatin Evropian në Moldavi, pas një zhvillimi jashtëzakonisht dramatik të garës te peshëngritësit 55 kilogramë. Bullgari 23-vjeçar bëri vetëm një..
Bullgari Karlos Nasar është shpallur “Peshëngritësi më i mirë në Evropë” për vitin 2024 në klasifikimin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes dhe degës evropiane të Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë. Viti i kaluar ishte më i..
Kirill Millov fitoi medaljen e dytë të artë për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Mundjes në Bratislavë të Sllovakisë. Në ndeshjen vendimtare në kategorinë 97 kg të stilit klasik, ai mposhti me rezultat 7:1 Lucas Lazoganis nga Gjermania...