Kuvendi Popullor miratoi ndryshime në Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave, duke kërkuar që çdo kompani ta bëjë publik emrin e pronarit ose pronarëve të vet. Shoqëritë, të cilat nuk janë përfshirë në Regjistrin e Bizneseve ose në sistemin Bulstat duhet të paraqesin deklarata për pronarë realë. Përveç firmave offshore deklarata të tilla duhet të paraqesin dhe shoqëritë aksionare. Banka Popullore Bullgare duhet të informojë organet evropiane të mbikëqyrjes dhe kontrollit për rastet e parandalimit të larjes së parave të pista dhe të financimit të terrorizmit. Avokatët tashmë nuk do të jenë të detyruar të raportojnë para Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare për secilin klient të tyre të ri. Me këto ndryshime presidentët, kryeministrat, ministrat dhe deputetët gjithashtu do t’i nënshtrohen kontrollimit të prejardhjes së parave për çdo një marrëveshje apo operacion financiar.
Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e votimit të eurodeputetëve në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili miratoi..
Gara e parë ushtarake ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë" do të mbahet më 25 dhe 26 qershor 2025 në Universitetin UshtarakKombëtar "Vasill Levski" në Veliko Tërnovo. Turneu mbahet nën kujdesin e Shefit të Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov, dhe..
Gjatë natës do të mbajë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të mbajë sërish mot me diell, dhe rreth mesditës e pasdite – me vapë në ultësira dhe fusha. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore deri mesatare, nga..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..