Ngjyra të bukura dhe krizantema të zjarrta në qiell do t’i presin banorët dhe vizituesit e Panagjurishtes më 17, 18 dhe 19 maj.
Atëherë në qytezën e bukur buzë malit Stara Pllanina do të zhvillohet edicioni i shtatë me radhë i Kampionatit Botëror të Fishekzjarrëve për Kupën e Panagjurishtes. Kampionati u zhvillua për herë të parë në vitin 2013 dhe me çdo vit të kaluar interesi ndaj tij po rritet.
Ndër pjesëmarrësit në këtë ngjarje origjinale janë skuadrat e Norvegjisë, fitues gjatë vitit 2018, të Letonisë dhe të Krimeas. Bashkia e Panagjurishtes organizon dhe një program të pasur për tri mbrëmjet e konkursit, me muzikë cilësore dhe një shou të posaçëm piroteknik.
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..