Është krijuar një grup pune, i cili të përgatisë një vizion të ri të politikës demografike në Bullgari. Grupi përfshin ekspertë dhe shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave, mjekë familjarë dhe gjinekologë. Këtë e bëri të ditur Zëvendëskryeministrja për politikën demografike dhe ekonomike Marijana Nikollova në një intervistë televizive. Sipas fjalëve të saj politika demografike duhet të parashikojë stimuj financiarë, por ata duhet të jenë realë dhe të krahasueshëm me mundësitë e shtetit. Masat konkrete duhet të paraqiten në gjysmën e dytë të muajit korrik.
Në fund të vitit 2018 popullsia e Bullgarisë ka qenë 7 mln dhe është pakësuar me 49 995 veta në krahasim me vitin 2017. Në moshën e aftë për punë ka qenë 60 për qind prej popullsisë së vendit.Disa ditë para Ditës Botërore të Talasemisë - 8 Majit, mjekët dhe familjet e të prekurve nga sëmundja diskutuan mundësitë për diagnostikimin dhe parandalimin e hershëm. Sipas statistikave shëndetësore, rreth 170 mijë bullgarë janë bartës të një..
Nxënësit bullgarë fituan gjashtë medalje në matematikë në Olimpiadën Ballkanike në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Shoqata e Ekipit Olimpik të Shkencave. Shoqata informon se më 30 prill, disa nga nxënësit më të mirë të matematikës në shkollat..
Asnjë nga versionet e mundshme se pse avioni i parë luftarak bullgar F-16 nuk mund të fluturojë nuk është përjashtuar. Ekziston gjithashtu një version i sabotimit të mundshëm. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare gjenerali Spas Spasov,..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës..
25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i..
Rusia mbetet faktori kryesor destabilizues për sigurinë ndërkombëtare, thekson raporti i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake për vitin 2024, njoftoi..