Dita e arsimit, kulturës bullgare dhe e shkrimit sllav (24 maji) është e lidhur ngushtë me veprimtarinë e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. Sipas Kishës Ortodokse Bullgare, e cila i ka kanonizuar për shenjtorë, data e nderimit të tyre është 11 maji. Në vitin 1980 Papa Gjon Pali i II i ka shpallur apostujt e shenjtë Kirill dhe Metodij - përkrahësit e Evropës.
Ne marrim të dhëna për jetën e tyre nga jetëshkrimet e shumta, të shkruara në fund të shekullit të IX. Në burimet e hershme historike nuk përmendet prejardhja e tyre etnike, vetëm ajo sociale - djem të një zyrtari të lartë bizantin. Mezi më vonë thuhet se ata janë bullgarë për nga prejardhja, për nga fisi, tregon docenti dhe doktor i shkencave historike Dimo Çeshmexhiev - pedagog në Universitetin e Plovdivit “Shën Pajisij Hilendarski”, anëtar i Qendrës Shkencore të Kirilit dhe të Metodit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Disa prej hipotezave se kanë qenë sllavë për nga fisi i nënës vijnë nga emërtimi i Metodit për guvernator të zonës sllave në Perandorinë Bizantine. Konstantin-Kirill ka marrë pjesë në misione të ndryshme politike bizantine si dhe në misione fetare si teolog. Çfarë i ka shtyrë vëllezërit e shenjtë të krijojnë alfabetin, të njohur sot si alfabeti cirilik?
“Sipas jetëshkrimit të gjerë të Konstantin-Kirill Filozofit, në vend të parë është përkthimi i një pjese nga librat liturgjike në gjuhën sllave”, thotë docenti Çeshmexhiev. Gjatë vitit 862, princi i Moravisë së Madhe Rostisllav lidhi një marrëveshje politike me Bizantin, sipas së cilës duhej të krijoheshin libra liturgjikë për Moravinë. Në jetëshkrimet shkruan se rreth vitit 855 /vëllezërit/ kanë shkuar në manastirin Polihron në Azinë e Vogël, igumeni i të cilit ka qenë Metodij. Kjo ka ndodhur në periudhën midis misionit të Saracinës dhe atij të Hazarit të Konstantin-Kirilit. Supozohet se atëherë ka filluar dhe krijimi i alfabetit glagolik.
Duket se perandori bizantin Mihail i III (842-867) ka pasur një informatë se vëllezërit i kanë zhvilluar shumë mirë misionet, të cilat jua kanë dhënë. Prandaj ai e ka ngarkuar Konstantin-Kirilin me përkthimin e librave të shërbesave fetare dhe me krijimin e alfabetit.
Për misionet e vëllezërve të shenjtë docenti Çeshmexhiev thotë se ato janë para së gjithësh politike. E para ka qenë në Halifatin Arab. Konstantin-Kirill Filozofi ka shkuar pa vëllain e vet si një pjesë e delegacionit bizantin, i cili ka debatuar me teologët islamikë për karakterin e Trinisë së Shenjtë. Edhe misioni i dytë i Konstantin-Kirilit si teolog, bashkë me vëllain e tij Metodij, tek fisi i hazarëve, sipas bashkëbiseduesit tonë është politik. Për atë të tretin /të Moravisë/ ai supozon se ka karakter iluminist me element politik, sepse ai është rezultat i bashkimit midis Moravisë së Madhe dhe Bizantit.
Dorëshkrimet dëshmojnë se alfabeti glagolik është përdorur nëpër trojet bullgare deri në shekullin e XI, pas së cilës është zhvilluar në Kroaci si glagolitiku i njohur angular i Kroacisë. Në Bullgari alfabeti cirilik /i afërt me alfabetin grek, por me germa të shtuara nga glagolitiku për tingujt tipikë sllavë/e ka zëvendësuar glagolitikun.
Letrarët kanë zotëruar dy gjuhë – greqishten dhe bullgarishten. Ka qenë më lehtë të punojnë në gjuhën bullgare me alfabetin cirilik, sesa me glagolitikun.
Vepra e shenjtorëve Kirill dhe Metodij nuk ka vazhduar në Moravi, sepse ajo vetë ka pushuar së ekzistuari si shtet aty nga fundi i shekullit të IX, por ka lulëzuar në Bullgari. Pikërisht asaj i detyrohet “zhvillimi i madh kulturor i Bullgarisë në fund të shekullit të IX dhe në fillim të shekullit të X, kur kultura bullgare është shndërruar në kulturë evropiane dhe në një burim të impulseve kulturore për të gjithë popujt sllavë.” Bashkëbiseduesi ynë shtoi se në Bullgari liturgjia dhe letërsia në gjuhën sllave kanë pasur dhe karakter antibizantin, sepse kanë çuar në ndërrimin e klerit bizantin. Për nderimin e dy vëllezërve të shenjtë, i cili e ka zanafillën e vet që në fund të shekullit të IX, doc. Çeshmexhev na shpjegoi:
“Nderimi i tyre u përhap në Bullgari, kur nxënësit e vëllezërve, Klement, Naum dhe Angelarij, erdhën në Bullgari dhe themeluan shkolla letrare – njëra në Bullgarinë Verilindore me qendër Presllav, ndërsa tjetra në trojet jugperëndimore bullgare. Fjalimet e para lavdëruese për vëllezërit Kirill dhe Metodij janë të Klementit të Ohrit. Mesha është shkruar nga Konstantini i Presllavit – një letrar bullgar, i cili ka jetuar në fund të shekullit të IX dhe në fillim të shekullit të X. Ky është kulti më i hershëm bullgar në kishën tonë. Ata janë shpallur apostuj, sepse kanë krijuar një alfabet të ri, një liturgji të re për popujt paganë. Ata kanë krijuar idenë për liturgji në një gjuhë të kuptueshme për njerëzit, gjë që nuk pranohej nga Kisha Perëndimore deri në Iluminizmin (në fund të shekullit të XVII).Kështu krishterimi u përhap më lehtë dhe më shpejt në trojet sllave.”
Doc. Çeshmexhiev thotë se pas vdekjes së Kirilit në Romë në vitin 869 në varrin e tij ka pasur një ikonë me një kandil të ndezur. Në katedralen e Ohrit “Shën Sofja” pikturat e dy vëllezërve janë nga shekulli i XI dhe konsiderohen si më të hershmet. Në kishën në fshatin Kubinovo të Maqedonisë së Veriut, ku pikturat e tyre janë nga shekulli XII, ka edhe mbishkrime të ruajtura se kanë qenë mësues të bullgarëve. Në Ohër mbishkrimet nuk janë ruajtur, por bashkëfolësi ynë supozon se kanë qenë të ngjashme, sepse kulti ndaj dy vëllezërve është lidhur edhe me zhvillimin e Kryepeshkopatës bullgare, të krijuar në vitin 1018, e cila ka ekzistuar si kishë bullgare deri në vitin 1767.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva dhe Vesella Mançeva
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus"...