Nga 21 maji deri më 4 qershor Galeria e Kryeqytetit “Serdika” është duke prezantuar ekspozitën e foto-kolektivit “Cesura” – “Photobuster”. Fotografët italianë mbërritën në Bullgari para disa javësh dhe filluan ta fotografojnë Sofjen. Ekspozita e tanishme tregon se si duket Sofja përmes syve të tyre. “Photobuster” është pjesë e projektit “Gjurmët plagosin”, të financuar nga programi i kryeqytetit “Kultura” 2019. Foto-kolektivi “Cesura” është themeluar në vitin 2008 nga një grup fotografësh të pavarur italianë. Qëllimi i tyre kryesor është që të jenë producentë të projekteve unikale fotografike. I tillë është “Photobuster” – një projekt për arsimimin vizual, projekt ky i cili përbëhet prej profesionistësh në sferën e arteve vizuale.
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..