Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një varr 7600-vjeçar zbuluan arkeologët në Sllatina

Foto: BGNES

Një varr nga epoka e Neolitit të Hershëm në vendbanimin Sllatina zbuluan arkeologët me udhëheqës Vasill Nikollov (zëvendëskryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave). Zbulimi është shumë i rrallë. Studimet e tij do të japin informacion për karakteristikat fizike të njerëzve që i përkasin qytetërimit të parë evropian në viset tona. Sipas shkencëtarëve vendbanimi i vjetër ka ekzistuar në vazhdim të 500 vjetëve – nga fundi i mijëvjeçarit të shtete para Krishtit, kur ardhësit e parë kanë populluar këto troje, deri në mesin e mijëvjeçarit të gjashtë para Krishtit. Skeleti i sapo gjetur ndoshta është i një gruaje të varur me fëmijën e saj, shumë afër një shtëpie në periferinë e vendbanimit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 prillin

Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...

botuar më 25-04-11 7.40.MD
Rosen Zheljazkov

Rosen Zhelyazkov: Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në iniciativat për forcimin e aftësive mbrojtëse të BE-së dhe NATO-së

Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..

botuar më 25-04-11 3.21.MD

Ndryshimet ligjore përshpejtojnë futjen e teknologjive digjitale në vendbanimet e vogla

Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..

botuar më 25-04-11 12.10.MD