2387 njerëz do të fillojnë punë në kuadrin e programeve regjionale të punësimit dhe me prioritet do t’u jepet punë atyre, të cilët kanë mbetur jashtë tregut të punës për një periudhë të gjatë kohore, bëri të ditur Ministri social Biser Petkov.
74 për qind prej njerëzve do të marrin punë me orar të plot, të tjerët - për disa orë në ditë. Është siguruar pagë minimale rreth 280 euro. Angazhimet e këtyre njerëzve do të jenë lidhur kryesisht me ruajtjen e pronës bashkiake, mirëmbajtjen e pastërtisë, riparimin e rrugëve, ekologjinë etj.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez..