Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pllamena Mileva ëndërron për fotografi nën ujë me peshkaqenë

Tanimë 8 vjet Pllamena Mileva zhytet në thellësitë e deteve dhe të oqeaneve, duke xhiruar bukurinë e tyre përrallore. Fotografinë e parë nën ujë ajo ia bën djalit të saj tre muajsh, që të ruajë për gjithmonë ndjenjat më të bukura të nënës. Dhe me qenë se për nga arsimi është piktore,hobi i saj gjithmonë e tërheq drejt ujit. Kështu ajo vendos të bashkojë dashurinë e vet ndaj të dyjave në profesion. Kështu fillon të bëjë fotografi, kurse kreativiteti i saj vihet re dhe vlerësohet me afro 50 dekorata ndërkombëtare – ajo e fundit nga konkursi botëror për fotografi nën ujë në Dusseldorf. Vë dhe rekord për fotografi artistike në një thellësi të madhe prej 33 metrave.


"Përgatitja e xhirimeve të fotografive nganjëherë zgjat disa muaj kurse në të merr pjesë një ekip i madh – tregon Pllamena.

Planifikojmë se ku dhe në çfarë kohe të xhirojmë, nëse të jetë me akualang ose me një aparat CPAP që përdoret për sëmundjen apnea /Continuous positive airway pressure/, studiojmë kushtet klimatike, nëse ka rryma nën ujë, i bëjmë një test stilizimit dhe makijazhit. Përpara vet sesionit të fotografive organizojmë një konferencë dhe saktësojmë disa hollësira, të cilat duhet t’i bëjmë nën ujë, në qoftë se nevojitet ndonjë farë ndryshimi në procesin e punës. Kurse në vet ditën e fotografive ngrihem herët në mëngjes dhe ha një mëngjes fare të lehtë, pas së cilës i bëj makijazh modelit /me një makijazh që i reziston ujit/ bëj stilizimin dhe i drejtohem objektit të punës."

Gjatë vitit 2014 fotografja fiton vendin e tretë në kampionatin fotografik botëror nënujor  në qytetin izraelit Ejlat me idenë origjinale të përdorë dritë të larmishme nën ujë. Për këtë qëllim bën stilizimin e një kandili deti me ndriçim LED të integruar, të vënë në veprim me bateri të vendosur pas shpinës së vajzës-model dhe fotografon gjatë natës. Dhe sikurse nga qielli i zi zbret një fantazmë një krijesë fine nga thellësitë, që vallëzon rreth belit të një amazone dhe me tentakulat i rrethon këmbët e saj në ngjashmëri të pushit të mjellmës. Nga qielli ndriçojnë dy planetë në ngjyra të spikatura.


"Fotot na paraqesin një botë përrallore, mbase sepse nën ujë biem në zero-gravitet mendon Pllamena Mileva. Kur drita kalon përmes sipërfaqes së ujit si përmes pasqyrës, ajo thyhet, fillon të dridhet mbi figurën njerëzore dhe kjo krijon ndjenjën për një anë mistike. Përveç kësaj mjedisi i ujit gjithmonë jep një ngjyrim si në bojë qielli ose në të jeshilët, të cilin duhet ta “qetësosh” dhe pas kësaj të kthesh spektrin me ngjyra me një ndriçim suplementar. Dhe në qoftë se e ndjek objektin e vet mirë, atëherë kjo magji përrallore bëhet edhe më e madhe."

Por, a mundet pa ndihmën e “sundimtarëve” të mbretërisë detare, të bëhet një fotografi e mirë?

"Në ujë ti je mysafir dhe duhet ta shikosh këtë mjedis si diçka, e cila i ka hapur dyert e tij për ty -përgjigjet fotografja.Në qoftë se fiton besimin e çdo një kafshëze, ajo zbutet dhe vjen më afër teje. Por, në qoftë se kjo nuk ndodh, nuk ka sesi të afrohesh deri tek qeniet e nënujore dhe të bësh një foto speciale. Kështu që fillimisht ato duhet të të pranojnë, të të afrojnë ndaj vetes së vet, kurse kjo shpesh do kohë."

Aq më tepër kur bëhet fjalë për peshkaqenë nisma e radhës por dhe më e rrezikshme e ardhshme e Pllamena Milevës.

"Kjo është një ëndërr e përbashkët me Xhesikën, modeli ynë spanjoll për të cilën qenia më e shkëlqyer është peshkaqeni shton ajo. Del se peshkaqenët nuk janë dhe kaq të etur për gjak dhe ajo të cilën ne e shikojmë në televizion ose të cilën e lexojmë për ta, nuk është një e vërtetë në njëqind për qind. Kuptohet që disa lloje janë më të rrezikshme se të tjerat, por në qoftë se njeriu nuk i sfidon, nuk do të sillen keq. Në fakt është shumë rrezikshëm të xhirosh akoma shumë kafshë të tjerë nën ujë, prandaj dhe duhet të jesh shumë mirë i informuar."

Përveç se fiton konkurse botërore me foto nga destinacionet ekzotike, Pllamena Mileva hyn dhe në botën e modës, duke përdorur fotografinë nënujore. Përpara ca kohe ajo përfundojë sesionin e fotografive për shtëpinë e modës Carducci, duke i dhënë një pamje të re reklamës.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD