Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova dhe homologu i saj seb Aleksandër Antiç pas bisedimeve të tyre në Beograd të Serbisë deklaruan se interkonektori ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë duhet të fillojë të funksionojë gjatë vitit 2022. Ndërtimi i infrastrukturës, e cila tani për tani nuk ekziston është faktori kyç për arritjen e sigurisë energjetike dhe konkurrueshmërisë së furnizimeve të gazit në regjionin e Evropës Juglindore, janë të mendimit të dy ministrat. Petkova e ka informuar ministrin Antiç për ecurinë e projektit të interkonektorit mes Greqisë dhe vendit tonë, përdorimi i të cilit duhet të fillojë vitin e ardhshëm. Ai do të sigurojë 1 miliardë metra kubik gaz natyror nga fusha gasmbajtëse Shah Deniz 2 në Azerbajxhan.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..