Gjatë vitit 2018 të ardhurat si rezultat i tatimit të produkteve të duhanit në Bullgari janë mbi 1.5 mlrd euro, ose 9.5% e të gjitha të ardhurave buxhetore. Për nga ky tregues vendi ynë është në vendet e para në BE. 85% e çmimit të cigareve janë tatime. Ato janë produkti me tatimet më të larta në tregun tonë. Mirëpo, shkaku kryesor për rritjen e të ardhurave nga produktet e duhanit është ulja e tregtisë ilegale. Përqindja e cigareve të paligjshme në Bullgari është me nivele shumë të ulëta – rreth 5%, që është me 6 herë më pak, sesa gjatë vitit 2010. Çmimi mesatar i cigareve është me 20-25% më i ulët nga ai në BE, ndërsa për shkak të rritjes së të ardhurave të popullsisë çmimet e cigareve duken më të arsyeshme për xhepin e bullgarit, megjithë akcizat e rritura. Kësaj i detyrohet edhe ulja e tregtisë së paligjshme.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..