Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori Rubin shpreson se negociatat për F-16 do të përfundojnë së shpejti

Ambasadori Eric Rubin
Foto: BTA

Ambasadori i SHBA-së në Bullgari Eric Rubin shprehu shpresë se negociatat për avionët luftarakë F-16 do të përfundojnë së shpejti me sukses. Pas miratimit nga ana e Kongresit të SHBA-së, qeveria bullgare është ajo prej së cilës varet arritja e marrëveshjes. “Nuk mund të shpjegoj detaje, por shpresojmë se së shpejti  do të kemi rezultat pozitiv” – deklaroi Ambasadori para Radios Kombëtare Bullgare. “Nuk jam gati t’u përgjigj pyetjeve të lidhura me çmimin. Po punojmë shumë fortë me aleatët dhe partnerët tanë bullgarë për këtë marrëveshje, e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Jam optimist” – tha Eric Rubin. Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov komentoi se çmimi i pritshëm është rreth 1,1 miliardë dollarë . Filloi afati dyjavor brenda të cilit qeveria amerikane do t’ia ofrojë Bullgarisë projektmarrëveshjen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një avion stërvitor u rrëzua teksa po përgatitej për një shfaqje ajrore

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov anuloi shfaqjen ajrore në Bazën e Tretë Ajrore për shkak të një aksidenti me një avion, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aksidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për demonstratat me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit..

botuar më 24-09-13 2.39.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti fluturoi në F-16 dhe vlerësoi aftësitë e avionit

Presidenti Rumen Radev ishte bashkë-pilot në një avion luftarak F-16 të pilotuar nga një pilot italian. Fluturimi demonstrues nga baza ajrore “Graf Ignatievo” zgjati 40 minuta. “Fluturimi me F-16 më ktheu në vitin 2005, kur me gjeneralin..

botuar më 24-09-13 11.48.PD
Ministri Zaprjanov

Duke mbështetur Ukrainën, ne nuk po ndërhyjmë në luftë, tha ministri i mbrojtjes Zaprjanov

Ndihma jonë përdoret në pjesën e përparme si pajisje luftarake dhe municione në territorin e Ukrainës. Kështu deklaroi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ në lidhje me ndihmën ushtarake që..

botuar më 24-09-13 11.02.PD