Partia qeverisëse GERB është dakord me propozimin e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) për financim të hapur të partive. Këtë e njoftoi në Kuvendin Popullor lideri i lëvizjes Mustafa Karadajë pas takimit të dy forcave politike. Nga GERB-i kanë pohuar se subvencioni shtetëror prej 0,51 euro për votues nuk mund të financojë veprimtarinë e partive dhe fushatat e tyre zgjedhore. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë propozon që donacionet të mos jenë anonime, sepse kështu financimi i partive do të jetë transparent. Gjatë kësaj jave Parlamenti duhet të votojë propozimin e qeveritarëve për pakësimin e subvencioneve shtetërore – nga 5,62 euro deri më 0,51 euro për çdo një votë të fituar në zgjedhjet e fundit.
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në negociata dhe do të shkojë në zgjedhje. Borisov në margjinat e parlamentit theksoi se pas refuzimit të propozimit të GERB-it për një qeveri, është e qartë se zgjedhjet e..
Me hyrjen në parlament, Lena Borisllavova nga PP-DB e komentoi përjashtimin e deputetëve nga DPS-ja si një hap i Deljan Peevskit për t'u bërë forcë e tretë politike, sepse ai nuk mund të ofrojë asgjë. Borisllavova gjithashtu theksoi se me 39 deputetë..
Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj, bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas..
Parada e XVII e makinave dhe motoçikletave klasike do të mbahet në Parkun Primorski në qytetin bregdetar Burgas ditën e shtunë nga ora 10:30 deri në..
Murgjit e Dalai Lamës mbërritën më 6 korrik në Burgas. Delegacioni nga Fondacioni i Kulturës Himalaja përfshin Lobsang Phuntsok - kryetar, tre murgj..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet..