Prej vitesh Bullgaria e përkrah fortë zgjerimin e Bashkimit Evropian në drejtim të Ballkanit Perëndimor, tha para Komisionit parlamentar për politikën e jashtme Ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva. Ajo nënvizoi se në vendimin e Këshillit të fundit evropian të ministrave të punëve të jashtme ka një tekst të posaçëm, i cili pasqyron pozitën e Bullgarisë dhe kërkesat e saj. Në vendimin e marrë në Luksemburg janë nënvizuar si praktika shumë të mira dhe pa precedent Marrëveshja e Prespës dhe Traktati i Fqinjësisë së Mirë ndërmjet Sofjes dhe Shkupit. Zaharieva prognozoi se ka mundësi për marrjen e vendimit për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut akoma para fillimit të tetorit. Lajmi i mirë është se dy vendet nuk ndahen, pavarësisht se kishte propozime të tilla në BE. Zaharieva deklaroi se një vendim i tillë do të ishte gabim historik dhe se të dy shtetet duhet t’i fillojnë negociatat së bashku.
Kontrata me kompaninë shtetërore turke të gazit Botash është një problem jo vetëm për palën bullgare, por edhe për palën turke, tha për BNT Ministri i Energjisë Zheço Stankov. Ministri i Energjisë shtoi se për herë të parë ka parë një kontratë që nuk..
Ministria e Kulturës pret që deri në fund të vitit 2025, UNESCO të miratojë kandidaturën e Qendrës për Arkeologji Nënujore në Sozopoll për t'u bërë një qendër rajonale për arkeologjinë nënujore në rajonin e Detit të Zi. Qendra do të zhvendoset..
Pothuajse 36 000 të rinj, përfshirë 561 nga Bullgaria, do të jenë në gjendje të udhëtojnë falas në Evropë falë pjesëmarrjes së tyre në nismën DiscoverEU të Komisionit Evropian. Udhëtimi duhet të kryhet midis 1 korrikut 2025 dhe 30 shtatorit..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 12°. Gjatë ditës , në pjesën më të madhe të vendit do të jetë..
Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agneza Rusi Popovska, i dërgoi një mesazh falënderimi drejtorit të Spitalit Universitar për Kujdes..