Gjatë vitit të kaluar në Bullgari janë botuar 239 gazeta me tirazh të përgjithshëm vjetor mbi 216 mln. copë. Në krahasim me vitin 2017 botimet periodike kanë qenë 6 më pak, kurse tirazhet kanë rritur me 20 miliona copa. Të përditshmet janë 27 dhe përbëjnë 15,5% prej gazetave me tirazh mbi 131 mln. Të përjavshmet janë 101, ose 42% me tirazh mbi 76 mln. Më e madhe është pjesa e atyre me tematikë politike, filozofike, religjioze dhe kulturore. Janë botuar 530 revista – kjo tregon një shtim prej 3,7% krahas vitit 2017. 96 prej tyre janë në gjuhë të huaja dhe më shumë janë ato në gjuhën angleze. Gjatë vitit 2018 janë botuar 8650 libra me tirazh mbi 9 mln. copa. Më shumë – afër 3000 tituj janë ato të letërsisë artistike për të rritur. Titujt e librave janë 226 më pak, por tirazhi mesatar shënon rritje 71,7%.
Misioni i shoqatës “Pfotenliebe”, e themeluar në korrik të këtij viti në Klagenfurt, Austri, është të shpëtojë kafshët endacake nga Bullgaria. Një nga nismëtaret e shoqatës është bashkatdhetaria jonë Daniella Millusheva, raporton Blogu i bullgarëve në..
Bullgarët renditen të tretët midis 30 vendeve evropiane për sa i përket jetëgjatësisë në një gjendje të mirë shëndetësore, sipas të dhënave të Eurostat. Bashkatdhetarët tanë jetojnë me shëndet të mirë për një mesatare prej 68.6 vjetësh dhe..
Festivali i katërmbëdhjetë tradicional i grupit etnografik hërcoi do të mbahet sot, 9 gusht, në fshatin Kacellovo, bashkia Dve Mogili, rajoni Ruse. Eventi, i cili është nën patronazhin e kryetares së bashkisë Dve Mogili Marieta Petrova, do të fillojë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 23°, në Sofje – 16°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet..
Nuk ka një orar të qartë për dorëzimin e gjashtë avionëve të mbetur luftarakë F-16 Block 70 në Bullgari. Kjo u tha në një përgjigje me shkrim nga..
Festivali i katërmbëdhjetë tradicional i grupit etnografik hërcoi do të mbahet sot, 9 gusht, në fshatin Kacellovo, bashkia Dve Mogili, rajoni Ruse...