Ministri i mjedisit Neno Dimov kontrolloi veprimet e para të lidhura me projektin pilot të Bashkisë Kavarna pranë Detit të Zi për restaurimin e Stepave Ponto-Sarmate. Projekti është i parë jo vetëm për Bullgarinë, por për tërë Evropën. Për realizimin e tij Ministria e Mjedisit ka siguruar 100 mijë euro. Restaurimi i stepave është pjesë e masave, të cilat Bullgaria duhet t’i marrë në lidhje me një çështje penale kundër saj për shkak të prishjes së habiteteve natyrore të Stepave Ponto-Sarmate, të cilat ndodhen në kuadrin e rrjetit ekologjik “Natura 2000”.
Procedura penale ishte filluar për shkak të projekteve të mëdha për turbina të erës dhe për ndërtim, të cilat do të asgjësonin habitatet e shumë shpendëve të rrallë dhe të kërcënuar.Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..