Komisioni Evropian emëroi bullgarin Ognjan Zllatev për shef të përfaqësisë së Komisionit Evropian në kryeqytetin kroat Zagreb, njoftuan nga Brukseli. Deri në këtë moment ai e kryente këtë funksion në Sofje. Komisioni Evropian informon se ai është një ekspert i kualifikuar në fushën e komunikacioneve, me përvojë afro 30 vjeçare. Zllatev do ta marrë postin nga Branko Bariçeviç, i cili bëhet këshilltar i Kryetarit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker për përgatitjen e presidencës kroate të Bashkimit Evropian gjatë gjysmës së parë të vitit 2020.
Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti Conço Ganev. Partia u ka dërguar një ftesë dy grupeve parlamentare – MEÇ (“Moralit, Unitetit dhe..
Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje, po ndërmarrin një protestë pesëditore. Aksioni do të fillojë pasdite nga bulevardi..
Një përmbytje e dytë brenda dy javësh në Bullgarinë Veriperëndimore shkaktoi dëme në fshatrat Lehçevo dhe Kobiljak. Shiu, i shoqëruar me breshër të madh, arriti në 35 litra në dhjetë minuta, tha për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë..
Dita e Trimërisë - 6 maji u festua në Ditën e Shën Gjergjit dhe para "Memorialit të Luftës Bullgare" në Novo Sello, raportoi BGNES. Memoriali,..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit historik të Malit të Zi, Cetina, Nikolla..
Nuk do të komentoja për atë që di ose nuk di për avionin luftarak F-16. Gjithçka duhet të ndodhë në rendin e duhur, tha në një intervistë për..