Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri rus Medvedev: “Rosatom” është gati të marrë pjesë në projektin për centralin atomik “Belene”

Foto: BGNES

Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva u takua me kryeministrin rus Dmitrij Medvedev. Karajançeva i shpjegoi kryeministrit se duke respektuar të gjitha direktivat evropiane, Bullgaria bën të gjitha përpjekjet për ndërtimin deri në vitin 2020 të degëzimit të gazsjellësit “Rryma Turke” deri në kufirin bullgar me Serbinë. Medvedevi falënderoi për këtë që e bën Sofja dhe shprehu kënaqësinë e vet nga iniciativa e Bullgarisë për të marrë pjesë në këtë projekt.

Përveç kësaj Kryeministri rus pohoi se kompania “Rosatom” do të marrë pjesë në procedurën për zgjedhjen e investitorit strategjik për centralin atomik elektrik “Belene”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 shkurtin

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 25-02-10 7.30.MD
Ministri Stankov

Ministri i energjisë Zheço Stankov është në SHBA për takime me bizneset amerikane

Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..

botuar më 25-02-10 5.58.MD

Ministria e Arsimit pezullon programin “Stefan Stambollov”

Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..

botuar më 25-02-10 10.37.PD