Në pikën e kalimit kufitar “Kullata” në kufirin tonë me Greqinë duke hyrë në territorin e Bullgarisë është ndaluar për kontroll të rregullt një automjet i drejtuar nga shtetas polak. Sipas dokumenteve ai ka transportuar shalqi nga Greqia për në Poloni. Gjatë kontrollimit të kryer në automjet janë gjetur pesë veta, të cilat kanë deklaruar se vijnë nga Afganistani dhe kanë treguar dokumente të lëshuara në Greqi për status refugjatësh. Për këtë rast është lajmëruar pala greke. Shoferi është arrestuar.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..