Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Statstika demografike që nga fillimi i vitit është dramatike

Foto: BGNES

Rritja negative e popullsisë është me përmasa kërcënuese, tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Shëndetësisë dhe Analizave. Vetëm për 3 muajit e 2019-ës bullgarët e vdekur janë 29 000. Më e madhe është vdekshmëria në kryeqytet, ku të vdekurit janë 5 230, statistika për qytetin e Plovdivit tregon 2 884 veta, për Varna – 2 087. Në qytetet Haskovo Stara Zagora dhe Bllagoevgrad vdekshmëria gjithashtu është tepër e madhe në sfondin e numrit të popullsisë. Diferenca ndërmjet numrit të të vdekurve dhe atij të sapolindurve është tepër shqetësuese në rajonin e Vidinit, ku për tremujorin në fjalë lindjet janë 59, kurse funeralet – 452. Gjatë kësaj periudhe në vend kanë lindur 13 000 fëmijë. Raporti i lindjeve dhe vdekjeve është 1: 3.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD