Kaluan 2 vjet nga dalja e albumit të parë solo, të krijuar nga dy muzikantët tanë të xhazit-Milen Kukosharov (piano) dhe Veselin Veselinov-Eko (bas). I titulluar "ImproviSatie", ai i kushtohet Erik Satit. Muzikantët prezantuan një pjesë nga krijimtaria e avangardës franceze me një "lexim" të ri e të ndryshëm, të thyer përmes prizmës së tyre të xhazit.
Kërkimi i horizontëve të rinj muzikor lind idenë që Milen dhe Eko të mblidhen në duetin Das Weltschmerz Duett. Emrin e propozon Veselin Veselinov – Eko. Weltschmerz do të thotë “një dhimbje botërore” ose “vuajtje e dhimbshme” , lidhet me ndjenjën e një melankolie të dhimbshme, të cilën njeriu e provon për shkak të mospërsosjes personale, të kuptuar si një pjesë nga mospërsosmëria e botës. “Mjerimi universal” është prekur gjerësisht në krijimtarinë e një sërë poetëve dhe shkrimtarëve evropianë nga fundi i shekullit të 18 dhe e treta e parë e shekullit të 19-Xhorxh Bajron, Xhakomo Leopardi, Fransoa Rene djo Shatobrian , Allfred djo Myse. Intelektualët e asaj kohe vështirë kanë pranuar ndryshimet jetike dhe e kanë gjetur jetesën, qenien si të pakuptimtë. Përmes krijimtarisë së tyre Milen dhe Eko i kundërvihet këtij vizioni. Çdo një nga dy instrumentistët kanë një përvojë shumëvjeçare si improvizues të xhazit dhe si kompozitorë dhe bërës të aranzhimeve. Simbioza midis të gjitha këtyre çon dhe deri në albumin tjetër, i cili është bërë fakt përpara ditëve të numëruara. Ai është me më shumë këngë prej autori të dy muzikantëve dhe mban emrin "Consequences". Producenti tjetër është Mario Krëstev. Më shumë do të kuptojmë nga Milen Kukosharovi:
Në kohën pas albumit të parë mjaft gjëra tek ne u zhvilluan thjesht në mënyrë muzikore. Vazhduam me kërkimin dhe eksperimentimin në improvizim si mbi muzikën e Erik Satit, ashtu dhe mbi kompozitorë të tjerë. Prandaj e quajtëm dhe “Pasojat", me fjalë të tjera albumi është si një pasojë e rritjes sonë muzikore. Shumë mirë u përshtatëm me Ekon dhe sa i përket mendimit tonë personal të improvizimit. Kështu me kalimin e kohës fituam një guxim më të madh, që të mund të bëjmë diçka të ndryshme. Kjo u bë në mënyra të tjera të ndryshme, të cilat tanimë na u sqaruan dhe i propozuam në këtë album. Me të vërtetë na duhej mjaft kohë, derisa të arrijmë deri tek momenti i tanishëm, në të cilin tanimë ndihemi në mënyrë komforte që të dy në studio. Por, mendoj se ka akoma shumë rrugë për të kaluar që këtu e tutje. Jemi shumë të zënë me formacione dhe projekte anësore. Prandaj ky album u formua shumë lehtë-sa i përket kryerjes, por vështirë për organizim. Por, përdorëm inercinë - që nga albumi yonë i parë kishim incizime dhe për albumin e dytë. Kështu që rrota u vërtit shumë shpejt. Në "Consequences" përfshimë përsëri pijesë të Erik Sati, sepse disa njerëz të cilët e njohin albumin tonë të parë, do të presin përsëri muzikë të tij. Por, këtu pjesat janë mjaft më të ndryshme nga ato të përfshira në diskun e parë. Projekti i ri përmban 6 kompozicione prej autori - katër të mijat dhe dy të Ekos. Përveç kësaj kemi bërë interpretime dhe të një skenë nate nga Rahmaninovi. Albumi fillon me Tango, e cila mban emrin e duetit dhe është e shkruar nga Ekoja.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..