Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e diasporës kanë mundësi të studiojnë në universitetet bullgare

Foto: BGNES

Në vitin 1993 universitetet bullgare hapën dyert e tyre për komunitetet bullgare jashtë vendit. Për të studiuar tek ne të rinjtë nga diaspora duhet t’u përgjigjen disa kritereve: të kenë origjinë bullgare, d.m.th. të kenë bullgarë në familjen ose fisin e tyre; të kenë diplomë të shkollës së mesme, e cila jep mundësi edhe për studim në universitetet në vendin ku ata jetojnë; të jetojnë jashtë Bullgarisë – këtë të fundit e vërtetojnë me dokumentet e identitetit. Sipas grafikut të vendit përkatës çdo një kandidat, mund të parashtrojë dokumentet e tij në Komisionin e posaçëm, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të Agjencisë së Bullgarëve Jashtë Shtetit.

Atje, ku grupi i punës nuk mund të shkojë, dokumentet parashtrohen në përfaqësinë përkatëse diplomatike, siç është rasti me Kazakistanin – shpjegoi Venko Bozhanov – ekspert i përgjithshëm pranë Drejtorisë së Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Gjatë aplikimit kandidati merr numër hyrës dhe zhvillon test të gjuhës, letërsisë dhe historisë së Bullgarisë. Testet kontrollohen dhe vlerësohen nga specialistët në Sofje dhe rezultatet botohen në sajtin e Ministrisë së Arsimit. Nota mesatare për pranim në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet nga notat e testit të lartpërmendur, nga mesatarja aritmetike e notave të provimeve të maturës shtetërore në vendin përkatës dhe nga nota e lëndës specifike, varësisht nga specialiteti i zgjedhur nga aplikanti. Llogaritjet bëhen në Ministrinë e arsimit dhe pastaj Drejtoria “Teknologjitë e Informacioneve dhe Komunikimeve” kryen renditjen. Raundi i parë i renditjes së aplikantëve është sipas mesatares dhe në përputhje me kuotat e pranimit për vendin përkatës. Secili që nuk është pranuar në raundin e parë, mund të marrë pjesë në raundin e dytë të renditjes dhe pastaj fillon regjistrimi në universitetet bullgare."

Ka specialitete të parapëlqyera për bashkëatdhetarët tanë jashtë vendit, për të cilat konkurrenca është e madhe dhe kuotat nuk mjaftojnë. Siasp Venko Bozhanovit këto janë specialitetet mjekësore, më të parapëlqyera nga bullgarët e Serbisë dhe Maqedonisë. Aplikantët nga Moldavvia dhe Ukraina parapëlqejnë degët psikologji, administratë publike, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, turizëm.

Të rinjtë me origjinë bullgare nga cilat shtete shfaqin interes më të madh të studiojnë në Bullgari?

“Gjatë 10 vjetëve të fundit më shumë janë ata nga Ukraina dhe Moldavia – shpjegon eksperti. Numri i studentëve nga Serbia (kryesisht nga Serbia Lindore dhe rajonet e qyteteve Dimirovgrad dhe Bosilegrad) është i përhershëm. Klasa të tëra të maturantëve atje aplikojnë në universitetet bullgare."

Bashkëbiseduesi ynë shton se numri i të rinjve nga Shqipëria, të cilët dëshirojnë të vijnë në universitetet tona janë duke u rritur dhe shifra është midis 50 dhe 70 veta. Para dhjetëra vjetësh mbi 200 bullgarë nga Shqipëria kanë mbaruar arsimin e tyre të lartë tek ne. Për shkak të interesit në rritje pranimi i dokumenteve tashmë mund të bëhet jo vetëm në Tiranë. Komisione ku aplikantët muund të paraqesin dokeumentet e tyre organizohen dhe në Korçë dhe Kukës. Para dhjetëra vjetësh aplikimet për Kosovë pranoheshin vetëm në Prishtinë, në ambasadën bullgare, derisa tani grupe pune ka në Prizren dhe Reçani. Në dy vendbanimet e fundit zhvillohet fushata informative gjatë pranverës dhe dimrit dhe çdo vit organizohen kurse përgatitore të gjuhës, historisë dhe kulturës bullgare me pjesëmarrjen e profesorëve nga Instituti i Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. 

Po vazhdojnë regjistrimet e bullgarëve nga diaspora në universitzetet bullgare, prandaj akoma nuk kemi të dhëna përfundimtare për rezultatet. Dimë se kandidatët nga Ukraina janë 343 – rreth 30-40 më shumë në krahasim me vitin e kaluar, nga Moldavia janë 125 dhe gjithashtu janë më shumë sesa gjatë vitit të kaluar. Në qytetin serb Dimitrovgrad, ku para disa ditësh Komisioni i pranonte dokumentet, aplikantët janë mbi 100. Po vazhdon aplikimi në Shqipëri dhe në Kosovë.

A kanë nevojë studentët për mjete të garantuara fiananciare për pranim në universitetet bullgare?

Më parë kishte një problem të tillë, kur studentët duhej t’u përgjigjeshin kritereve për qëndrim në Bullgari për shtetasit e huaj.  – shpjegoi Venko Bozhanov.  – Pas amendamentet në ligjin përkatës tani bursa, të cilën e marrin të gjithë studentët, doktorantët dhe specializantët e diasporës është e mjaftueshme. Kështu kërkesat e autoriteteve bullgare ndaj të huajte me prejardhje bullgare, janë plotësuar – ata kanë të ardhura të siguruara – 240 leva dhe akomodim – konvikt. Bursa që u sigurohet studentëve pa kushte paraprake merret vetën gjatë vitit të parë të studimit. Pas kësaj mesatarja e notave nga semestrat e përfunduar, duhet të jetë të paktën 4.00. Doktorantët dhe specializantët marrin bursa gjatë tërë periudhës së studimit."

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD