Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar u arrestua për sulmin e hakerëve kundër Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve

Foto: arkiv

Një burrë 20 vjeçar u arrestua për sulmin e hakerëve  kundër serverëve të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve. I dyshuari është nëpunës në një firmë të sigurisë kibernetike dhe testoi sigurimin e rrjeteve dhe sistemeve kompjuterike. Hetuesit analizojnë informacionin e koduar në kompjuterët e konfiskuar gjatë arrestimit. Në një pjesë prej tyre u zbuluan gjurma të cilat çojnë te sulmi i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve. Porositësit e krimit janë bullgarë, njoftoi zëdhënësi i Agjencisë Rosen Bëçvarov. Ka dyshime të arsyeshme, se letra dërguar mediave, në të cilën thuhet se autori është rus, nuk është nga bërësi i vërtetë i sulmit, shtoi zëdhënësi.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..

botuar më 24-06-28 12.48.MD
Mushkonja tigër

Bullgaria është ndër vendet me vendosje të përhershme të mushkonjave tigër

Bullgaria është ndër vendet në Evropë ku mushkonjat tigër që mbartin viruse si dengo dhe zika, janë vendosur përhershëm. Kjo është raportuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Qendra paralajmëroi se ka një rritje të..

botuar më 24-06-28 12.28.MD

Sezoni veror u hap në Pamporovo

Sezoni aktiv i verës në vendpushimin malor të Pamporovos vuri në lëvizje dy teleferikët kryesorë që çojnë në majën Snezhanka. Nga sot është hapur edhe qendra turistike në hyrje të vendpushimit. Janë përgatitur gjithashtu parqet argëtuese, si dhe..

botuar më 24-06-28 11.01.PD