Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mbetet në bisedimet me Volkswagen

Foto: BGNES

Fakti se Volkswagen ka zgjedhur të bisedojë me Turqinë për uzinën e re të kompanisë, nuk do të thotë se, për Bullgarinë procesi ka përfunduar. Derisa nuk ka një marrëveshje të firmosur, çdo një prej tyre është alternativë, tha anëtari i Këshillit Drejtues të Automotiv Kllëster-Bullgaria dhe president i vendit në periudhën 2012-2017 Rosen Plevneliev. Ai shtoi se gjatë muajve të ardhshëm po vazhdojnë punë me Volkswagen dhe me ekipet e tjera biseduese. Automotiv Kllëster-Bullgaria punon mbi shumë projekte të tjera bashkë me qeverinë, tha Plevneliev në konferencën e shtypit në Këshillin e Ministrave dhe premtoi një strategji krejtësisht të re për zhvillimin e industrisë së automobilave në Bullgari. Ambicia është që të dyfishohet numri i të zënëve në sektor-nga 60 në 120 000, kurse kompanitë në degë të shtohen nga 230 në 500.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 janarin 2025

Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..

botuar më 25-01-09 7.35.MD
Ljubosllav Kostov

KNSB: Seri protestash nëse nuk miratohet buxheti i shtetit

Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..

botuar më 25-01-09 5.19.MD

Ligji i përkohshëm i buxhetit u miratua në lexim të parë

Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..

botuar më 25-01-09 3.43.MD