Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Italia po forcojnë shkëmbimet mes muzeve

Боил Банов
Foto: BGNES

Ministrat kulturor të Bullgarisë dhe të Italisë –Boill Banov dhe Alberto Bonisoli, shqyrtuan në Romë planet për forcimin e këmbimit mes muzeve të të dyja vendeve. Në këtë drejtim pala bullgare do të bashkëpunojë me galerinë “Ufici” në Firence, me Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Napoli, me galerinë “Borgjeze”, me Muzeun Kombëtar të Romës e të tjerë. Do të ketë takim të ministrit Banov me sekretarin e përgjithshëm të Institutit Ndërkombëtar për unifikimin e së drejtës private Ignacio Tirado. Pritet që ministri të ripohojë dëshirën e Bullgarisë të bëhet palë në Konventën e institutit Ndërkombëtar sa i përket kthimit  të vlerave kulturore të vjedhura ose të nxjerra dhe të eksportuara ilegalisht.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD