Një tentativë për sulm kibernetik është bërë në Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pohoi për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i tij Vencisllav Karaxhov. Hakerët kanë përdorur rrjetin pa tel të Komisionit – gjë që tregon se sulmuesi ka qenë fizikisht në rajonin e ndërtesës së institucionit. Karaxhovi nënvizoi se sulmi është ndaluar dhe prandaj nuk mund të thuhet në se qëllimi i tij ka qenë sajti i Komisionit apo baza e tij e të dhënave.
Sot, të hënën, Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale filloi kontrollim në Agjencinë Kombëtare për të Ardhurat në lidhje me rrjedhjen e të dhënave private pas sulmit të hakërreve kundër kësaj agjencie, për shkak të të cilit ishin publikuar të dhënat e 5 000 000 shtetasve bullgarë dhe të huaj.Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në centralin atomik “Kozlloduj” dhe programin bërthamor për qëllime civile. Kjo u diskutua nga ministri në..
Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov kryeson delegacionin bullgar për të marrë pjesë në seancën e 45-të të Konferencës së Ministrave të Frankofonisë, e cila do të mbahet më 3 tetor në Paris, njoftoi MPJ. Në forum marrin pjesë ministrat e jashtëm të..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov e përkufizoi si një lajm të rremë informacionin për kërcënimet terroriste ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës nga territori bullgar. “Bullgaria kontribuon për paqen dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke marrë..
Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit...
Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet -..