Me 129 “pro”, 84 “kundër” dhe 1 “të abstenuar” deputetët hodhën poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi rregullat e porsaaplikuara për financimin e partive dhe koalicioneve në Bullgari. Kreu i Shtetit ktheu për rishqyrtim të ri mundësinë që personat juridikë dhe tregtarët individualë t’u dhurojnë mjete partive, gjë që sipas tij është në dëm të demokracisë bullgare dhe krijon kushte për korrupsion. Rregullat e reja parashikojnë dhe disa kufizime. Firmat, të cilat kanë borxhe publike ndaj buxheteve shtetërore dhe bashkiake, si dhe të tilla, të cilat janë regjistruar në zonat off-shore, nuk mund t’u dhurojnë mjete partive.
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është ndalimi i zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Votimi për prokurorin e..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025. anija..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të..