Që nga muaji shtator regjistrimi i të rinjve bullgarë nga jashtë në universitetet bullgare do të ndodhë në bazë të notës së provimit të pjekurisë në vendin ku banon i riu dhe të certifikatës së zotërimit të gjuhës bullgare sipas Kornizës Evropiane Gjuhësore. Ato të dyja do të jenë të barabarta me maturën e gjuhës bullgare, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev. Për ndryshimin u morën vesh në një takim në Këshillin e Ministrave me Asociacionin e Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit. Është duke u përgatitur dhe një platformë elektronike, ku fëmijët e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit do të mund të aplikojnë në universitetet bullgare. U shqyrtua edhe puna në vazhdim për njohjen e gjuhës bullgare në BE si gjuhë mature, kështu qe nxënësi të mund të japë provime, që të mund të vërtetojë nivelin e zotërimit të saj. Kjo tashmë është në fuqi në 10 shtete amerikane. Mbi 32 000 bullgarë të vegjël vizitojnë 350 shkolla bullgare në 6 kontinente, vuri në dukje Ministri Vëllçev.
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..