Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgare është emëruar në postin e drejtorit në Sekretariatin e Përgjithshëm të KE-së

Foto: ЕPA/BGNES

Bullgarja Zhivka Petrova është emëruar përkohësisht për drejtore të sektorit “Strategji, rregullim më i mirë dhe udhëheqje korporatave” pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komisionit Evropian. Ajo do të hyjë në detyrë më 1 gusht. Petrova ka filluar punë në Komision në vitin 2007. Para kësaj ka udhëhequr ekipin negociues të aderimit të Bullgarisë në BE pranë zyrës së Kryeministrit bullgar. Ka qenë zëvendës udhëheqëse e kabinetit të eurokomisionares së parë bullgare, e cila përgjigjej për mbrojtjen e konsumatorëve Meglena Kuneva, si dhe në kabinetin e përfaqësueses supreme të politikës së jashtme Catherine Ashton. Aktualisht është anëtare e ekipit të kryetares së porsazgjedhur të KE-së Ursula von der Leyen.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Instituti Kombëtar i Statistikave: Ushqimi përpin 30% të buxhetit të bullgarëve

Familjet bullgare evidentojnë rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Mesatarisht, të ardhurat totale tremujore për person janë 3620 leva (1850 euro), që përfaqëson një rritje prej 12.6% krahasuar me të njëjtën..

botuar më 25-08-17 6.10.PD

52.2% e të papunëve në Bullgari kanë arsim të mesëm

Të papunë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 janë 110.5 mijë vetë, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Prej tyre, 60.8 mijë (55.0%) janë burra dhe 49.7 mijë (45.0%) gra. Shkalla e papunësisë është 3.6%, ose 0.7% më e ulët krahasuar me..

botuar më 25-08-16 5.35.MD

Në Petrova Niva, përkujtohet 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit

Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..

botuar më 25-08-16 11.25.PD