Në sencën e Këshillit Kombëtar të Turizmit ishte diskutuar Programi Kombëtar për reklamën e turizmit për vitin 2020. Financimi do të rritet, por në fund të muajit gusht do të bëhet e qartë shuma konkrete. Në buxhetin e Ministrisë së Turizmit mjetet financiare për reklamë për vitin 2019 janë 11 miliona leva (rreth 5,5 miliona euro). Për vitin tjetër do të ketë nevojë për të paktën 50% më shumë para.
Në fundin e korrikut do të dalin të dhënat statistikore për sezonin turistik gjatë qershorit. Që nga fillimi i vitit deri në fundin e majit Bullgaria është vizituar nga 2,4 miliona turistë dhe rritja është 1%. Ministrja Angellkova tha se po zhvillohen takimet me përfaqësuesit e tregjeve më të rëndësishme për vendin tonë. Përveç kësaj diskutohen mundësitë për tërheqjen e turistëve nga tregjet jo tradicionale për turizmin tonë, si ShBA-ja, India, Kina dhe Lindja e Mesme.
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..