Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri rus Aleksandër Novak: “Rryma turke” do të kalojë përmes Bullgarisë

Ministri rus i Energjetikës Aleksandër Novak
Foto: EPA/BGNES

Degëzimi i dytë i gazsjellësit “Rryma Turke” do të kalojë përmes Bullgarisë dhe jo përmes Greqisë. Këtë e ka deklaruar sot para gazetarëve Ministri rus i Energjetikës Aleksandër Novak në koloaret e një mbledhjeje të komisionit ruso-turk ndërqeveritar në Antalya. Gazsjellësi, i cili do ta lidhë Rusinë me Turqinë përmes Detit të Zi do të hyjë në përdorim më 1 janar 2020. Novak vuri në dukje se planifikohet që degëzimi, i cili do të kalojë përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë, të hyjë në eksploatim me etapa. Sipas planeve paraprake furnizimet e para për Bullgarinë duhet të realizohen që gjatë vitit 2020. Tubacioni do të jetë me kapacitet 15,75 mlrd metra kubikë gaz.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD