Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria deklaroi për herë të radhës përkrahjen e vet për integrimin evropian të Malit të Zi

Ministri Marinov
Foto: BGNES

Ministri bullgar Mlladen Marinov është në Podgoricë në kuadrin e vizitës së parë të një ministri të brendshëm bullgar në Malin e Zi që nga shpallja e pavarësisë së vendit në vitin 2006. Atje ai deklaroi përkrahjen bullgare për integrimin evropian të Malit të Zi dhe gatishmëri për bashkëpunim për të gjitha çështjet me interes reciprok. Marinon nënvizoi gjithashtu se çdo një shtet duhet të vlerësohet sipas arritjeve të veta. Në një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Malit të Zi Mevludin Nuhoxhiç dhe me drejtorin e policisë Veselin Veljoviç delegacioni bullgar shqyrtoi perspektivat e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD