Në fund të shtatorit në Bullgari pritet se do të zhvillohet auditimi i Komisionit Evropian sa u përket masave të ndërmarra nga shteti për kundërvënien e murtajës së derrave. Nga rezultatet e këtij auditi varret përkrahja financiare, të cilën Brukseli do t’ia sigurojë Bullgarisë në formën e kompensimeve. Këtë e shpjegoi Ministrja e bujqësisë Desisllava Taneva në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Bullgaria do të insistojë për ndryshime, të cilat do të lejojnë kompensimin e bujqve të vogël, të cilët nuk kanë ferma të regjistruara për rritjen e derrave dhe i rritin kafshët për sigurimin e nevojave të familjeve të tyre. Sofja pret se Brukseli do të ofrojë 11 mln. euro për kompensime për asgjësimin e derrave në fermat e mëdha industriale dhe 2,9 miliona euro për të luftuar sëmundjen. Aktualisht masat e detyrueshme për asgjësimin e derrave shtëpiakë janë në fuqi për 23 qarqe nga të gjitha 28 qarqet në vend.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..