Zjarri i madh në Bullgarinë Jugore u përhap edhe në trojet e fshatrave Brjagovo, Ljubenovo dhe Rodopi. 800 hektarë janë djegur, gjysma prej të cilëve janë pyje. Mbi 90 zjarrfikës, pylltarë, ushtarakë dhe vullnetarë marrin pjesë në shuarjen e zjarrit. Është thirrur edhe teknikë e rëndë për të bërë shtigje në pyll. Era e ndryshueshme krijon probleme, sepse e rindez zjarrin. Po vazhdon shuarja e zjarrit edhe në depon për mbeturina afër fshatit Shishmanci pranë Plovdivit. Atje zjarri është lokalizuar, por aktualisht era e përhap tymin edhe mbi autostradën “Trakia”. Shoferët duhet të jenë të kujdesshëm. Në rajon ka ekipe të ngutshme, të cilat t’u sigurojnë ndihmë udhëtarëve në rast nevoje.
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..