Sot mbushen 11 vjet nga titulli i fundit olimpik për Bullgarinë. Gjatë vitit 2008 kampione në Pekin u bë Rumjana Nejkova në skif, bëri të ditur sportal.bg. Në karrierën e saj të pasur Rumjana Nejkova ka një komplet të plotë medaljesh në kanotazh nga lojërat olimpike – flori në Pekin 2008, argjend në Sidnej 2000 dhe bronz në Athinë 2004.
Pjesëmarrja më e fuqishme e Bullgarisë në lojërat olimpike verore ishin gjatë vitit 1988 në Seul, kur vendi ynë fitoi 10 medalje të arta. Atëherë ajo zuri vendin e shtatë për nga numri i medaljeve ndër të gjitha vendet-pjesëmarrëse.Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..
Ditën e parë të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinj, Vajza dhe Djem në Lima, Bojana Kostadinova fitoi dy medalje. Te vajzat nën 17 vjeç, në kategorinë 49 kilogramë, ajo arriti medaljen e bronztë në dygarësh me 164 kilogramë. Në shtytje me..
Breakerët bullgarë nga Burgasi, nga klubi sportiv Black Style Squad, u bënë kampion i Ballkanit për herë të nëntë në kategorinë nën 18 vjeç në betejat..