30 vjet pas fillimit të ndryshimeve demokratike në Bullgari afro gjysma (46 për qind) nga bullgarët janë të prirë të mendojnë, se shteti është fajtor për shumicën e problemeve në jetën e tyre. 42 për qind nuk janë dakord me një qëndrim të tillë, ndërsa 12 për qind nuk kanë qëndrim. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Gallëp Interneshënëll”. Të anketuarit në moshë nga 18 deri në 25 vjeç (ose të lindurit pas fillimit të tranzicionit në vitin 1989) në shkallë të madhe janë të prirë t’i akuzojnë vetes, jo shtetit, për problemet në jetën e tyre. 68 për qind nga të anketuarit mendojnë, se me më shumë rendësi në jetë është që gjërat të jenë të drejta, edhe të mos jenë sipas ligjit.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..