Bullgaria kërkon që të marrë resorin “Bujqësi” në Komisionin e ardhshëm Evropian, sipas botimit të autoritetshëm “Politiko”. Ai duhet t'i jepet Maria Gabrielit, e cila në këtë moment është komisionarja bullgare për ekonominë dhe shoqërinë digjitale. “Kemi interes nga portofoli bujqësi”, ka deklaruar një përfaqësues bullgar përpara botimit. Diplomati ka deklaruar po kështu se nuk mund të ripohojë me siguri se vendi ynë do ta marrë, por çështja po shqyrtohet nga kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe kryetarja e ardhshme e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lajen. Bujqësia është një resor kyç, ajo disponon disa nga mjetet më të mëdha për shpërndarje dhe shpesh çështjet e lidhura me bujqësinë kanë shkaktuar debate të zjarrta në kuadrin e bashkësisë.
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..