Në pushimoren Banjo Minerale të Stara Zagorës hapet edicioni i 14-të i Tubimit kombëtar folklorik trak “Shputa e Hyjlindëses”. Ai mban emrin e zonës “Shputa e Hyjlindëses” e cila konsiderohet një vend i shenjtë plotë energji. Sipas legjendës aty zbriti Hyjlindësja për të shpëtuar një të krishteri të persekutuar, ndërsa shputa e saj la gjurmë në një shkëmb dhe formoi një govatë gurore e cila gjithnjë është plotë me ujë nuk thahet kurrë. Shumë njerëz vijnë këtu me shpresën të shërohen.
Qëllimi i festivalit, i cili sivjet mbahet më 24 dhe 25 gusht, është të ruhen traditat folklorike dhe zakonet popullore jo vetëm në trevat trake, por edhe në mbarë Bullgarinë. Në programin e konkursit marrin pjesë ansamble të instrumentistëve dhe të vallëzimit, kore popullore. Vizituesit mund të shikojnë shfaqjen “Oborri i fshatit” kushtuar mënyrës së jetesës dhe kulturës tradicionale të bullgarëve dhe të blejnë suvenire nga ekspozita Pazar “Rruga e zanateve”.Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..
"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara..