Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takim i ministrave të ekologjisë të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ministrat Neno Dimov (majtas) dhe Naser Nuredini
Foto: BGNES

Ministri i mjedisit dhe ujërave Neno Dimov u takua në Shkup me ministrin e sapoemëruar të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini. Homologët diskutuan punën e ardhshme të përbashkët në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet të dyja ministrive për bashkëpunim në mbrojtjen e mjedisit dhe ujërave që u nënshkrua në Sofje më 11 prill 2019. Ishin diskutuar veprime të ardhshme konkrete. Gjatë muajit tetor është planifikuar një mbledhje të komisionit të përbashkët për bashkëpunim për çështjet e mjedisit, në të cilën ekspertët do të diskutojnë hapat konkrete në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të ujërave, menaxhimit të mbetjeve dhe mbrojtjes së tokës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fondi Shtetëror "Bujqësia" ka paguar mbi 60 milionë euro ndihmë për fermerët

Që nga fillimi i vitit, janë paguar61,850,999 euro në bazë të skemave të ndihmës shtetërore për fermerët bullgarë. Të dhënat janë nga faqja e internetit e Fondit Shtetëror "Bujqësia". Sipas informacionit në faqen e internetit, nga 16 tetori deri më..

botuar më 25-08-21 9.31.PD

Parashikimi i motit për 21 gushtin 2025

Të enjten do të bajë mot me diell, ndërsa pasdite mbi zonat malore do të ketë re të lehta të shpërndara. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet lindore deri mesatare, nga jugu-juglindja. Temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të jenë mes 31° dhe..

botuar më 25-08-20 7.35.MD

Qeveria hap transportin hekurudhor të udhëtarëve për operatorët e huaj

Qeveria bullgare miratoi një procedurë që hap transportin hekurudhor të udhëtarëve në vend për operatorë privatë, përfshirë edhe ata të huaj. Kjo pritet të hyjë në fuqi më 13 dhjetor 2026. Kohëzgjatja e planifikuar e kontratave është 12 vjet, ndërsa..

botuar më 25-08-20 6.37.MD