Shoqëritë agrare në Bullgari të cilat kanë marrë mjete në të kaluarën nga BE-ja dhe kanë arritur tavanin e financimit kanë bërë përpjekje të marrin më shumë para me mashtrime. Kjo thuhet në raportin e shpallur sot nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF). Kjo ka ndodhur nëpërmjet krijimit të firmave të reja, të cilat në shikim të parë kanë qenë të pavarura. Kontrolli ka konstatuar se shpeshherë adresa e firmave të vjetra dhe të atyre të reja ka qenë e njëjtë. Sipas OLAF-it humbjet në këto raste për buxhetin evropian kanë qenë rreth 10 mln euro. Që nga viti 2014 deri në vitin 2018 shërbimi ka konstatuar 94 raste të çrregullimeve në vend.
Mbi 420 milionë euro u dërguan nga bullgarët që punojnë jashtë vendit tek të afërmit dhe miqtë e tyre në tremujorin e parë të vitit. Shuma është 66 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka Kombëtare..
Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga qendra kërkimore "Trend" e porositur nga kompania “Health Metrics”. 42% e të anketuarve kanë..
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan të kujtojnë se pas çdo historie, identiteti dhe kauze ka njerëz të vërtetë - me ndjenjat e tyre,..
Prioriteti ynë është evakuimi i sigurt i qytetarëve bullgarë nga Izraeli, tha Ministri i Jashtëm Georg Georgiev për BNT. Listat e atyre që dëshirojnë të..
Derisa Bullgaria të anëtarësohet në eurozonën, një nga sindikatat më të mëdha në vend – Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) – nisë një monitorim..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të..