Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisionerja evropiane Maria Gabriel me resor të ri – “Inovacionet dhe të Rinjtë”

Komisionerja evropiane Maria Gabriel
Foto: BTA

“Inovacionet dhe të Rinjtë” është resori, për të cilin do të përgjigjet komisionerja bullgare Maria Gabriel në përbërjen e re të Komisionit Evropian. Deri tani ajo ishte përgjegjësja për politikën evropiane të lidhur me ekonominë dhe shoqërinë digjitale. “Në të ardhmen bullgarja do të krijojë perspektiva për brezat e rinj me portofol në fushën e inovacioneve dhe të rinjve”, tha Kryetarja e Komisionit Evropian Ursila von der Leyen.

Deputeti bullgar në PE nga Partia Popullore Evropiane Andrej Kovaçev komentoi se “Inovacionet dhe të Rinjtë” është resori i së ardhmes dhe në të janë përfshirë arsimi dhe kultura. Në kuadrin e tij zhvillohen programet “Erasmus”, “Evropa Kreative”, “Horizonti 2020” etj. Gjatë periudhës së re programore për këto programe do të përdoren mbi 100 mlrd. euro, shpjegoi Kovaçevi.

Deputeti bullgar nga Partia e Socialistëve Evropianë Petër Vitanov shpjegoi se resori “Inovacionet dhe të Rinjtë” është varianti më i mirë (më parë jo zyrtarisht komentohej se Maria Garbriel do të jetë në krye të “Arsimit dhe Kulturës”), sepse arsimi është në duart e vendeve anëtare të BE-së dhe rregullat e përbashkëta evropiane në këtë fushë janë tepër të kufizuara. Tani PE-ja duhet të miratojë tërë përbërjen e propozuar të KE-së, por para kësaj kandidatët do t’u përgjigjen pyetjeve në komisionet përkatëse parlamentare.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë me një video lidhje në një takim evropian për Ukrainën

Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..

botuar më 25-02-19 10.18.PD
Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD