Ministri i brendshëm Mlladen Marinov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare Dimitër Georgiev informuan Parlamentin në Sofje për akuzat ndaj kryetarit të lëvizjes “Filorusët” Nikollaj Malinov për spiunim në favor të Rusisë.
Mlladenovi informoi se në lidhje me këtë çështje janë ndalur përkohësisht tetë veta dhe janë bërë kontrolle dhe sekuestrime në territorin e qyteteve Sofje, Pernik dhe Breznik (Bullgari Perëndimore).
Georgievi pohoi se me ndihmën financiare të shtetasve rusë, me të cilët Malinovi ka mbajtur lidhje, janë financuar nisma me qëllim imponimin e politikave të caktuara në Bullgari. Njëri prej këtyre shtetasve është përfshirë në listat e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së për veprime kundër tërësisë territoriale të Ukrainës, tjetri është një oficer i rangut të lartë të inteligjencës ruse. Gjatë udhëtimeve të shumta të Malinovit në Rusi ai ka marrë nga këta persona udhëzime, në disa raste dhe mjete financiare. Ka përpiluar raporte në gjuhën ruse për domosdoshmërinë për riorientimin gjeopolitik të Bullgarisë.Në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Ministrave të Bujqësisë, Financave dhe Ekonomisë, Unioni i Fermerëve Bullgarë këmbëngul në mekanizma të rinj financiarë për të mbështetur, rigjallëruar dhe stimuluar bujqësinë..
Popullsia e Bullgarisë është 6 437 360 njerëz te data 31 dhjetor 2024. Krahasuar me vitin 2023 popullsia është ulur me 8121 njerëz, ose 0,13%. Të 28 rrethet kanë rritje natyrore negative, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Në fund të vitit..
Avioni i dytë luftarak F-16 do të vijë në Bullgari brenda disa ditësh, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një leksion para studentëve në Universitetin e Bibliotekës dhe Teknologjive të Informacionit. "Fluturimi i këtyre avionëve nuk është..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me..
Në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Ministrave të Bujqësisë, Financave dhe Ekonomisë, Unioni i Fermerëve Bullgarë..