Në periudhën janar-qershor 2019 eksporti i Bullgarisë për në BE është rritur 5.1%, kurse importi – 1.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018, informoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në eksport partnerët kryesorë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia, Franca dhe Belgjika, kurse në import – Gjermania, Italia, Rumania, Greqia dhe Spanja.
Në tregtinë me vendet jashtë BE-së për të njëjtën periudhë është regjistruar rritje e eksportit 3.0% dhe pakësim i importit 2.6%. Më shumë produkte bullgare janë shitur në Turqi, Kinë, Serbi, Rusi, SHBA dhe Maqedoninë e Veriut, kurse më pak janë mallrat e blera nga Rusia, Turqia, Kina dhe Serbia.
Komisioni Evropian miratoi transferimin e 90 milionë eurove të pashfrytëzuara nga vendi ynë nga periudha e mëparshme financiare në kuadër të Programit për Zhvillimin e Zonave Rurale, njoftoi ministri në detyrë i bujqësisë, Georgi Tahov, i..
Në një takim në Nju Jork me sekretarin e shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov ngriti çështjen e përfshirjes së Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të Shteteve të Bashkuara...
Nga 23 deri më 28 shtator, Sofja dhe Vidin do të presin Konferencën e Shtatë Ndërkombëtare për Provincat Romake të Danubit me temën "Peizazhet kufitare përgjatë Danubit", njoftoi BNR Vidin. Iniciativa për diskutimin mbi provincat e Danubit të..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe..
Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve..