Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Moska pret që Bullgaria të përmbahet nga hapat në dëm të marrëdhënieve të saj me Rusinë

Zëdhënësja e MPJ-së të Rusisë
Foto: EPA/BGNES

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maria Zaharova deklaroi se Moska është në dijeni me akuzat e ngritura në Bullgari kundër kryetarit të lëvizjes “Filorusët” Nikollaj Malinov dhe shpreson se Sofja nuk do të ndërmarrë hapa, të cilat do të përkeqësojnë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Bullgarisë dhe Rusisë. Veprimtaria e kësaj organizate joqeveritare ka ndihmuar zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet të dyja shteteve, nënvizoi Zaharova.

Kujtojmë se Malinovi ishte akuzuar për këtë se ka nxjerrë informacione në favor të dy organizatave ruse – “Shqiponja me dy krerë” dhe Instituti rus për studime strategjike, duke bërë spiunim kundrejt pagesës me qëllim depërtimin e fshehtë të interesave ruse në Bullgari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një renditje tjetër i vendos bullgarët ndër njerëzit më të pakënaqur në BE

Me një rezultat prej 5.9, bullgarët janë më të pakënaqurit me jetën e tyre në BE, sipas të dhënave nga një sondazh i Eurostat për vitin 2023. Në anketë, njerëzit në BE duhej të vlerësonin kënaqësinë e tyre të përgjithshme me jetën në një shkallë nga 0..

botuar më 24-10-20 10.05.PD
Mira Koseva

Një nxënëse bullgare e klasës së gjashtë u bë kampione bote në anglisht

Nxënësja e klasës së gjashtë, Mira Koseva, fitoi titullin “Fitues Global” në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze “Kangaroo Global Linguistics 2024”. Ajo zuri vendin e parë në nivelin A1 dhe fitoi çmimin më të lartë për Bullgarinë, njoftoi..

botuar më 24-10-19 8.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Paraditen e së shtunës do të ketë kushte ngricash në zonat fushore dhe mjegull afatshkurtër përgjatë lumenjve. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me erë mesatare nga drejtimi i lindjes. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2°..

botuar më 24-10-18 7.35.MD