Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova paraqiti në një briefing një projekt të Bashkisë së Sofjes, i cili parashikon ndërtimin në kryeqytet të një shtegu të gjatë 3 km për çiklizëm. Një pjesë e madhe prej tij do të kalojë në një mjedis parku. Ky është segmenti i parë i unazës së gjelbër të Sofjes, i cili do t’i lidhë lagjet Izgrev dhe Sllatina. Shtegu për çiklizëm do të kalojë në vijën e demontuar hekurudhore. Ideja është që ajo t’i lidhë të gjitha lagjet e kryeqytetit me parqet e qytetit. Sipas bashkisë projekti mund të realizohet që vitin tjetër. Ju rikujtojmë se më 27 tetor të këtij viti në vend do të zhvillohen zgjedhje lokale.
Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DANS) po zhvillojnë një aksion në Sofje kundër një grupi që merrej me ofrimin e paligjshëm të shtetësisë bullgare. Po hetohen raste në të..
Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike" bënë thirrje me një deklaratë që kryetari i grupit parlamentar të "Ka një popull të tillë", Toshko Jordanov, të japë dorëheqjen si kryetar i Komisionit për Kulturë, për shkak të..
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i veçantë që i kushtohet arritjes së objektivave për pavarësinë e Evropës nga lëndët djegëse fosile ruse..
Në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake u hap ekspozita "Uria 2.0". Ajo interpreton temën themelore të urisë në pesë aspekte të ndryshme – uria fizike,..
Një person u arrestua nga policia për sjellje huligane gjatë protestës së zhvilluar këtë pasdite në Sofje në mbështetje të levës bullgare, e organizuar..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 18°C. Gjatë ditës moti do të jetë sërish me diell dhe..